Mirsa Kërceli po kthehet në muzikë pas shumë vitesh pauzë

  • G.G /
  • 08 March 2021 - 10:34
Mirsa Kërceli po kthehet në muzikë pas shumë vitesh pauzë

Këngëtarja shqiptare Mirsa Kërceli jeton tashmë prej 6 vjetësh në Kanada.

Mirsa Kerçeli është lindur në Gjilan dhe është një intepretuese dhe këngëtare e muzikës argëtuese e zbavitëse, e cila ka realizuar shumë hite vjet më parë.

Talenti dhe zëri i saj e bënë atë mjaft popullore për publikun shqiptar.

Pas një mungese të gjatë në skenë, Mirsa do të jetë shumë shpejt prezente në media me projekte të reja muzikore.

Kërceli tregon për jetën larg vendlindjes dhe planet rreth publikimeve të reja artistike që do të realizojë së shpejti.

“Ka për të pasur shumë risi nga unë, kam për të publikuar këngë të reja dhe duete. Projektet nuk janë finalizuar akoma, duhen regjistruar në studio dhe përgatitur klipet”, tregon ajo.

(Kosova Sot Online)