Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë këngën e re pas një kohe të gjatë

  • G.G /
  • 08 March 2021 - 10:35
Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë këngën e re pas një kohe të gjatë

Përgjatë gjithë vitit 2020, Mc Kresha dhe Lyrical Son nuk patën prurje të shpeshta muzikore.

E fundit këngë që ata lansuan është ajo e para shtatë muajve, “Ajo po don” që u publikua në muajin korrik të vitit 2020.]

Por dyshja u rikthyen me një këngë të re që mban titullin “Criminal Immigrant” dhe është realizuar me një videoklip të animuar.

Prodhimi dhe teksti i këngës së re u krye nga Lyrical dhe Mc Kresha. Në videon e mëposhtme mund të ndiqni të plotë këngën e re.

https://www.youtube.com/watch?v=DezLXyykmdc&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)