E shpallën fituese para kohe, Anxhela Peristeri “thumbon” publikisht kolegët

  • G.G /
  • 08 March 2021 - 11:05
E shpallën fituese para kohe, Anxhela Peristeri “thumbon” publikisht kolegët

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” në muajin maj të vitit 2021 me këngën “Karma”, pasi ajo u shpall fituese e “Festivalit të 59-të”.

Megjithatë, para se fitorja e këngëtares të bëhej zyrtare, në media qarkulloi një lajm “fake” për fitoren e Anxhelës.

Ky lajm në fakt nuk u prit mirë nga kolegët e saj, të cilët bënë deklarata të njëpasnjëhshme duke hedhur akuzat se këngëtarja i nxorri vetë këto lajme.

Anxhela ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Why Not” në Rtv Ora dhe si ftuesja zyrtare e Festivalit ka dy fjalë për të thënë për të gjithë akuzat që u hodhën kundrejt saj.

“Ndodh në çdo festival dhe ndodh nga njerëz të vegjël të cilët nuk kanë besim te aftësitë e tyre dhe për tu dukur vetë sulmojnë të tjerë. Është një gjë me të cilën jam mësuar tashmë, nuk më bën shumë përshtypje. Jam përgatitur shumë kohë për të marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së. Kam përgatitur 2-3 këngë para derisa zgjodhëm këtë këngë për të marrë pjesë. Siguriosht që unë shkova me idenë që unë dua të fitoj. Dhe të siguroj që të 26 ishin me këtë mendin, pavarësisht se disa dalin në intervista dhe thonë që unë nuk kam shkuar për të fituar, është gënjeshtër”. Rastiti që fitova unë dhe besoj se është një fitore e merituar” – tha Anxhela.

(Kosova Sot Online)