Kush janë +40 vjeçarët që po kërkojnë shpirtin binjak

  • G.G /
  • 08 March 2021 - 13:03
Kush janë +40 vjeçarët që po kërkojnë shpirtin binjak

Gjashtë meshkuj janë bërë pjesë e Për’puthen +40.

Ata janë prezantuar në puntatën e fundit të Për’puthen Prime.i

Njëri prej tyre është Sami Flamuri, baba i dy vajzave.

Profesioni i tij është përkthyes dhe autor i disa librave.

Është 51 vjeç, ku i cili ka lindur në Sidnei, jeton në Ulqin dhe kërkon dashurinë e jetës.

Ndërsa Armando Abazi  sapo është kthyer nga jashtë vendit vetëm për të qenë pjesëmarrës në Për’puthen +40.

Ai ka lindur në Elbasan dhe është 44 vjeç.

Ilir Lara është 44 vjeç dhe është me origjinë nga Përmeti.

Pjesën me të madhe të kohës ka qenë jashtë shtetit, në Itali.

Ndriçim Gjeci është një tjetër konkurrent në Për’puthen + 40.

Ka lindur në Kavajë ku po atje jeton dhe është 54 vjeç.

Ka një biznes privat ku dhe e menaxhon vetë.

Në Instagram është një profil trendi i një zotërie beqar.

Muhamet Bizhga me origjinë nga Gjirokastra vjen në Për’puthen+ 40 për të gjetur përputhjen e jetës.

Është 44 vjeç dhe aktualisht jeton në Tiranë.

Ai është shprehur se ish-bashkëshortja nuk ishte dakord të vinte në program.

Naun Bera me profesion farmacist është 42 vjeç.

Ka lindur në Berat, por jeton në Gjermani.

Katër prej grave që do të bëhen pjesë e Për’puthen 40 janë prezantuar mbrëmjen e djeshme në Për’puthen Prime.

Njëra prej tyre është Gilberta Simoni është 43 vjeçe, e cila jeton në Lushnje.

Edhe pse vjen nga një qytet i vogël ajo thyen çdo barrierë dhe e bën realitet dëshirën e saj. 

Profesioni i saj është mësuese dhe vjen në Për’puthen për të gjetur dashurinë e jetës.

Konkurrentja tjetër është Erlinda Ogreni është 40 vjeçe, e divorcuar dhe me një vajzë 12-vjeçare.

Ajo është me origjinë nga Lushnja ndërsa aktualisht jeton në Tiranë dhe ka një biznes privat.

Një tjetër konkurrente është Luljeta Nallbani, një pensioniste 64-vjeçare.

Jeton në Fier dhe është një zonjë pa komplekse.

Ndërsa Shqipe Rexha është me origjinë nga Tirana, 62 vjeçare.

Ajo është bërë gjyshe por vjen në përputhen për të gjetur gjysmën e saj më të mirë.

(Kosova Sot Online)