Bashkëshorti e befason Adelinen, ajo i thotë: Të dua Val, faleminderit që më bëre 8 marsin më të bukur në jetë

  • A.P /
  • 08 March 2021 - 15:52
Bashkëshorti e befason Adelinen, ajo i thotë: Të dua Val, faleminderit që më bëre 8 marsin më të bukur në jetë

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas,  Diven Adelina Ismaili, e ka befasuar bashkëshorti i saj Val Krasniqi,  i cili ia ka bërë dhuratë një veturë të re të tipit “Renault”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Nuk ka munguar, as falenderimi i Dives, e cila, përmes një postimi në Instastory ka shkruar:

"Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazanet mbyllin gojë. Ti e di që unë materialiste nuk jam as nuk kam qenë kurrë. Nuk e dalloj Porche nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashnia që sot e çdo ditë më bën të falënderoj Zotin që jam grua. Grua e jotja. Falemnderit që më bëre 8 marsin më të bukur në jetë. Të dua Val".

Image

(Kosova Sot Online)