Mima Kastrati: Kisha dashur që për sa ZOTI të më falë jetë ta kem shëndetin e dashurinë

  • A.P /
  • 07 mars 2021 - 18:10
Mima Kastrati: Kisha dashur që për sa ZOTI të më falë jetë ta kem shëndetin e dashurinë

Intervistë me këngëtaren Mima Kastrati

Pavarësisht sfidave që jeta sjell, këngëtarja e njohur Mima Kastrati, asnjëherë nuk u dorëzua, por vazhdoj me zell të kontriboj me artin e saj në muzikën shqiptare edhe pse ka vite që jeton dhe vepron në Diasporë.

Në një intervistë për "Kosova Sot Online", Mima Kastrati përgjigjet në shumë pyetje rreth jetës dhe karrierës, të culat ju ftoj t'i lexoni në vijim...

Image

 

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit (COVID-19), si i kalojë këta muaj Mima, duke marrë për bazë se gjatë vitit 2020 mbrëmjet muzikore dhe dasmat u anuluan nga Qeveria në Kosovë, megjithatë pasi ju jetoni në Gjermani dua të më shpjegoni si qëndron aktualisht situate atje?

 

Mima Kastrati: Vitin 2020-të, unë përsonalisht e quaj vit "Globi në Paralizë". Kur them këtë, kam parasysh se jeta normale që nga fillimi i shkurtit u paralizua në gjithë botën për njerëzimin. Virusi COVID 19-të ishte vdekjeprurës, prandaj ishte edhe "shok", besoj për mbarë njerëzimin. Si i kalova unë këta muaj? Them shumë sinqerisht keq për shkak të jetës jo normale që duhej, deshëm apo jo, të përshtatemi sepse mos respektimi i masave nga Qeveria Gjermane paraqiste rrezik për shëndetin e secilit mirëpo njeriu besoj që është qenia më e zhvilluar në glob saqë edhe shpejt është pershtatur me respektimin e masave kunder COVID-19. Sa i përket masave nga Qeveria e Kosovës për anulimin e mbrëmjeve e dasmave. Unë ju them sinqerisht, Mimes i ka munguar ana e paraqitjes artistike dhe ngrohtësia ime e komunikimit nga bina me adhuruesit e kënges sime, mirëpo unë kam fatin që nuk varet jeta ime financiare nga kënga, nga dasmat dhe mbrëmjet. Moralisht dhe shpirtërisht ndjej zbrazëti gjatë gjithë kësaj kohe, mirëpo shëndeti është mbi të gjitha. Në Gjermani situata sa i përket COVID-19, gjatë gjithë vitit 2020-të dhe tash për fillim të 2021-tës, është e ndryshme, sa ka ngritje dhe zbritje edhe masat sa ashpërsohen herë-herë deri diku lirohen. Unë personalisht isha vetë e infektuar në dhjetor, dhe gjatë festave të fundvitit me COVID-19, kam qeën shumë në rrezik. Isha e shtruar në spital dhe jam furnizuar me(10. litër) oksixhen( Spo2) në minutë për ditë e netë të tëra, mirëpo me ndihmen e mjekëve dhe ZOTIT, e kalova dhe tash jam mirë. Aktualisht në Gjermani, ka rënie të numrit të infektuarve, por edhe masat janë shumë të ashpëra.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Mima Kastrati: Unë nuk besoj, se ishin për të gjithë të ëmbla, sepse në këtë jetë shumë fëmijëve ju mungon "frymarrja" ,ku edhe nëse mirë i flet, i duket se i bërtet, e edhe nëse flokët ja lëmon i duket se po e lëndon, por sidoqoftë, prapë se prapë ndjej nostalgji për kohën kur dilja me lujtë me moshataret e mija dhe e'puthja Daden time "50 herë" dhe i thoja mos e fshi faqen deri unë t'vi. (Qeshet), kam shumë ngjarje, por më shumë të rinisë…

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Mima Kastrati: Gjatë karrierës time, kam punuar me shumicën e kompozitorëve në Kosovë, më shumë tekstshkrues dhe më shumë studio muzikore. Do ti përmend disa: Reshat/Andin Randobrava, Naim Krasniqi (Shum kënge), Armend/Aida Rexhepagiq, Florent Boshnjaku, Shkumbin Kryeziu, Shpeta Sound, Xhavit Avdyli, Ardian Kastrati, Ejup Shabani(tekste), Xheni (studio), Eurolindi etj, me të gjithë këta kam punuar dhe jam shumë e kënaqur me punën e tyre por natyrisht gjatë karrieres time, mua më ka ndodhur të refuzoj edhe ndonjë kënge, e jo për shkak të karakterit, por për shkak të punës së dobët. Do ta citoj me emër një kënge, që e kam punuar në studio te Beni Baksit. E kam refuzuar për arsye të punës së dobet të studios, e ku kompozitori i madh Naim Krasniqi, për këngen në fjalë më patë thënë: Kjo studio jo që ta ka prish zanin dhe këngen Mima por kësaj pune i thonë: "masi e ke ndërtu shtëpinë, me ja nxjerrë tullat e para nga temeli dhe me rrëzu"!. E këtë kënge e kam paguar dhe refuzuar!

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Mima Kastrati: Sa e mirë kjo pyetje, janë ditët kur u bëra Nënë, kur Ulpiana u bë "Frymarrja" jonë e Dardani "Ari i madh".

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Mima Kastrati: Absolutisht jo, sipas mendimit tim, nuk ka nevojë që një artist qoftë këngëtare apo këngëtar të provokoj në skenë. Unë mendoj se tek vetëdija e shëndoshë e njerëzimit, arti në përgjithësi duhet të dëgjohet, të shikohet dhe të vlerësohet. E këtu rol të madh luajnë edhe mediat në përgjithësi, e në veqanti në një numër të madh të televizioneve në Kosovë është krijuar një rrjet i emisioneve brenda televizioneve, të cilat në bashkpunim mes vete për një numër të caktuar, e të zgjedhur të artisteve këngëtar/e, vetëm ata mbahen në skenë dhe me apo pa provokime. Une besoj se llogaria është dikund tjetër, thjeshtë zingjir i krijuar vetëm në bazë të interesit që të shtyhen ata/o artistë përpara.

Image

“Kosova Sot Online”: Gjatë vitit 2020 u shuan fizikisht artistët që lanë gjurmë në muzikën shqipe si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja e Shahindere Bërjalolli, a është momenti i fundit që shteti t'i kushtojë vëmendje më shumë artistëve?

Mima Kastrati: Shteti jo që është vonuar, mirëpo shteti as nuk është duke parë dikund dritë në fund të tunelit për të menduar që ti kushtojë vëmendje artistëve që kanë krijuar, krijojnë dhe do të krijojnë dhe lëne gjurmë të pashlyera në artin e përgjithshëm të Kombit Shqiptar si: Nexhmije Pagarusha, Leze Qena, Isë Llapçeva, Avni Mula, Adem Mikullovci, Ismet Peja, Shahindere Bërlajolli. Vëmendja dhe përkujdesja ndaj artistëve nga shteti, ka munguar dhe po mungon deri sot. Lrisht mund të them se vetëm është keqpërdorur nga shteti, veprat dhe vlerat artistike të këtyre krijuesve. Pse them kështu, them sepse politikanët për interesa partiake politike, 20-vitet e fundit kanë përdorur shpesh emra të mdhenjë të artistëve, mirëpo defakto për artin dhe artistët në përgjithësi nuk është lëvizur asnje gur, pra nuk është bëre asgje hiq zero.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjçë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2021 - të's?

Mima Kastrati: Unë jam që një kohë të gjatë, duke punuar kënge të reja, mirëpo për shkak të pandemisë COVID 19, në pamundësi të lëvizjes së lirë drejtë Kosovës, kam mbetur për një finalizim besoj tash në këte vit 2021-të's. E për ndonje album, mbetet për momentin pikëpyetje, mirëpo për momentin kam "3-këngë", që shpejt besoj do t'i finalizoj, pastaj varet edhe nga produksionet, a do ofrojnë për ndonje bashkpuni, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2021-tës.

Image

“Kosova Sot Online”: Cilat janë tri gjërat që ëndërron t'i ralizosh deri në fund të jetës?

Mima Kastrati: Kisha dashur, që për sa ZOTI të më falë jetë ta kemi shëndetin e dashurinë dhe së bashku me bashkëshortin tim Ahmetin ta shijojmë edhe ne ndjenjën e të bërit gjysh e gjyshe...

Sikur ta kisha mundsinë e shumë biznismenëve në Kosovë, do ta ndërtoja në Batllavë një shtëpi shumë të madhe të pleqve dhe do ta punësoja vetëm atë përsonel mjekësor që pozitiviteti ju reflektohet në shiqim të parë, sepse në atë shtëpi duhet të dhurohet shumë dashuri e pastërti. Ja pra, kjo ishte ëndrra që gjithmonë e kam pas unë dhe shpresoj që ZOTI t'më sjell ndonjë mrekulli për ta realizuar.

Image

“Kosova Sot Online”: Për fund, cila është motoja dhe urimi i Mima Kastratit?

Mima Kastrati: Për vitin 2021, uroj që "Globi të gjallëroi", njerëzimi të frymoj lirshëm dhe pandemia COVID-19, shkoftë e mos u ktheftë. Dhe shumë respekt së pari për ty Armend, stafin tuaj dhe për të gjithë lexuesit kudo që ndodhen,faliminderit dhe përqafime.

Intervistoi: Armend Preteni

Image
Image

(Kosova Sot Online)