Loredana publikon foto me një mashkull misterioz dhe fansat thonë njëzëri: është Mozzik!

  • E.K /
  • 09 mars 2021 - 09:56
Loredana publikon foto me një mashkull misterioz dhe fansat thonë njëzëri: është Mozzik!

Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar me njëri-tjetrin edhe pse ende nuk e kanë konfirmuar këtë gjë me gojën e tyre. Ata kaluan disa ditë pushime së bashku në Milano dhe Dubai dhe sigurisht në këtë udhëtim nuk mungoi as e vogla e tyre, Hana. Ata i shijuan në maksimum këto ditë relaksi dhe nuk ngurruan të ndanin foto në rrjete sociale.

Megjithëse nuk publikuan foto së bashku, në Instastory kishte shumë detaje që tregonin se ishin në çdo moment me njëri-tjetrin. Madje ata se kanë aspak problem që edhe të tjerët t’i publikojnë, siç ishte dhe një video e fundit, në të cilën Mozzik shihej duke i vendosur një kurorë në kokë Loredanës.

Ndërkohë ditën e sotme Loredana ka ndarë në Instagram disa foto me një mashkull misterioz. Të dy ata shihen të veshur me bluza në ngjyrë të verdhë, ndërkohë mashkulli që shfaqet shumë pranë Loredanës e ka mbuluar një pjesë të fytyrës me kapuçin e bluzës. Mirëpo mjekra që ka lënë jashtë tregon qartë se djali në foto është Mozzik dhe fansat e tyre nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

“Kush fshihet aty?”, ka shkruar Loredana përkrah fotove.

Sigurisht ndjekësit e dyshes kanë nxituar për të komentuar se djali në foto është Mozzik pa asnjë pikë dyshimi. Pas këtyre fotove, tani ka mbetur vetëm që Loredana dhe Mozzik të pranojnë hapur që janë ribashkuar dhe fansat e tyre të jetojnë të qetë.

Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik kanë nisur të ndiqen sërish në rrjete sociale, por ja nga adresat e tyre. Dyshja ndiqen nga profili që Loredana ka hapur për biznesin e saj të make up-it dhe kështu që nuk ju shpëton asgjë që publikojnë në Instagram.

(Kosova Sot Online)