“Zoti e di sa të dua!”, Në ditëlindjen e Jonit, Arbana na i shkriu zemrat të gjithëve!

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 11:18
“Zoti e di sa të dua!”, Në ditëlindjen e Jonit, Arbana na i shkriu zemrat të gjithëve!

Vogëlushi i Arbana Osmanit, Joni, është kthyer në një ndër fëmijët më të njohur e të komentuar në rrjete sociale.

Me siguri të gjithë keni dëgjuar për pasionin e tij të madh për lego-t me të cilat ka mbushur shtëpinë, si dhe për dashurinë e madhe që ka për kafshët, aq sa çdo kafshë që sheh në rrugë, dëshiron ta marrë në shtëpi.

Sot, Joni është djali i ditëlindjes dhe moderatorja e ka nisur ditën me një urim super special në rrjete sociale.

Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram foto nga momentet më të veçanta me të birin, të cilit i shpreh gjithë dashurinë që i buron nga zemra.

“Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Happy birthday jeta ime”- shkruan Arbana krahas fotove që na i shkrinë zemrat të gjithëve!

Dje më 8 mars, me rastin e festës së gruas, Joni u kujdes që t’i bënte mamit surprizën më të bukur!

Ai i dhuroi moderatores një letër të shkruar nga dora e tij, fjalët e së cilës ishin:

“E dashur mami, je e mrekullueshme si pranvera. Gëzuar 8 marsin. Të dua shumë! Jon”.

(Kosova Sot Online)