Intervista “bombë” e Harry-t dhe Meghan trondit Pallatin Mbretëror! Reagon Mbretëresha

  • G.G /
  • 09 March 2021 - 12:12
Intervista “bombë” e Harry-t dhe Meghan trondit Pallatin Mbretëror! Reagon Mbretëresha

Intervista bombë e Princ Harry-t dhe Meghan ka tronditur Pallatin Buckingham dhe mbarë botën.

Nga mediat britanike, bëhet e ditur se Mbretëresha, Princi Charles dhe Princi William janë të shokuar dhe të tmerruar pas akuzave që Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan hodhi ndaj familjes mbretërore.

Ndërkohë që pritej një reagim pas këtyre akuzave, personat e brendshëm të Pallatit Buckingham njoftuan se Mbretëresha nuk ishte ende gati që të jepte një përgjigje publike ndaj intervistës së çiftit.

Intervista e çiftit në ‘Oprah’ natën e së dielës duket se ishte tronditëse për të gjithë botën  ndërsa çifti zbuloi shkallën e përçarjes së tyre me Mbretëreshën dhe personat e tjerë të pallatit mbretëror.

Meghan dhe Harry nuk folën në asnjë moment në mënyrë direkte për familjen mbretërore ose mbretëreshën. Ata iu referuan shkaktarit të problemeve të tyre me emrin “institucioni”, pa dhënë një emër të përveçëm.

Madje, situata u bë aq e vështirë për të, sa në një pikë deshi edhe të vetëvritej për t’i thënë fund jetës.

Ata u treguan të rezervuar përsa i përket mbretëreshës. Meghan tha se e ka pëlqyer gjithmonë atë dhe shoqërinë e saj, ndërsa Harry pranoi se e respekton dhe komunikojnë në Zoom herë pas here.

(Kosova Sot Online)