Pritjes së ëmbël po i vjen fundi! Afërdita Dreshaj zbulon se kur mund të vijë në jetë bebushi

  • G.G /
  • 09 March 2021 - 12:23
Pritjes së ëmbël po i vjen fundi! Afërdita Dreshaj zbulon se kur mund të vijë në jetë bebushi

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, pritet të bëhet nënë për herë të parë brenda këtij muaji.

Bukuroshja është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël, mirëpo kjo gjë nuk e ka ndalur atë që të frekuentojë pothuajse çdo ditë palestrën. Afërdita është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.

34 vjeçarja ka ndarë disa video në InstaStory, përmes të cilave tregon se është tejet aktive edhe në këtë periudhë jo aq të lehtë për të. Ndërkohë, krahas këtyre videove, ajo zbulon se fëmija mund të vijë në jetë këtë javë ose në tjetrën.

“Kur mendoni se do të vijë bebi, këtë javë apo tjetrën?”, ka qenë pyetja që Afërdita u bëri ndjekësve të saj.

Herë pas here, ajo tregon dhe ushqimet që ha për të qëndruar në formë gjatë shtatzanisë.

Lajmin e bukur të shtatzënisë e ka dhënë vetë Afërdita para disa muajsh përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo tregoi se bashkë me Jakub dhe të afërm kishin organizuar një festë për zbulimin e gjinisë së fëmijës dhe kishin mësuar se do të bëhen prindër të një djali. Në video Afërdita dhe Jakub u shfaqën shumë të lumtur, ndërkohë që bërtisnin dhe përqafonin njëri-tjetrin pasi morën vesh gjininë.

(Kosova Sot Online)