Kourtney Kardashian nuk i lë vend imagjinatës, “josh” ndjekësit me poza provokuese

  • G.G /
  • 09 March 2021 - 12:37
Kourtney Kardashian nuk i lë vend imagjinatës, “josh” ndjekësit me poza provokuese

Kourtney Kardashian nuk i la vend imagjinatës me pozat e fundit që realizoi për më shumë se 113 milion ndjekësit e saj në Instagram.

42-vjeçarja pozoi në shtratin e saj e veshur me një palë reçipeta të zeza me dantellë, duke treguar gjoksin dhe barkun e tonifikuarm shkruan “Daily Mail”.

Imazhi i parë i Kardashian tregoi këmbët e saj joshëse në një minifund të zi dhe me taka stileto me gishta të hapur.

Bukuroshja i kishte lënë flokët e gjatë e me onde lëshuar, teksa në dorë mbante telefonin.

Vetëm pak kohë më parë, Kourtney Kardashian bëri publike lidhjen me Travis Barker.

Dyshja më parë kanë qenë miq shumë të mirë, e tashmë e kanë çuar raportin e tyre në një tjetër nivel.

Travis ka një vajzë, Alabama 15 vjeç dhe djalin London, 17 vjeç, me ish-bashkëshorten e tij, Shanna Moakler.

Ndërsa Kourtney ka një vajzë, Penelope, 8 vjeç, si dhe dy djem, Mason, 11 vjeç dhe Reign, 6 vjeç, të cilët kanë ardhur në jetë nga marrëdhënia e saj me ish-partnerin, Scott Disick.

(Kosova Sot Online)