Ermal Fejzullahu rrëfen ngjarjen në një koncert kur iu ofrua të paguhej me drogë

  • G.G /
  • 10 March 2021 - 09:38
Ermal Fejzullahu rrëfen ngjarjen në një koncert kur iu ofrua të paguhej me drogë

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka arritur që për vite me radhë ta bëjë për vete publikun me këngët e tij.

Përgjatë gjithë këtyre viteve karrierë me koncerte e mbrëmje të shumta, ai ka një ngjarje interesante për të treguar, e cila i ka ngelur në kujtesë.

 

 

Së fundmi, në një intervistë për Top Albania Radio, Fejzullahu ka rrëfyer për një situatë të pazakontë, ku në një koncert, në mungesë të parave i ishte ofruar pagesa me drogë.

Ai thotë se ngjarja ndodhi shumë vite më parë në një koncert në Itali, por që ai sigurisht nuk e kishte pranuar ofertën e organizatorit.

“Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha Sinan ta kam zbardhur fytyrën. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)”, është shprehur këngëtari.

(Kosova Sot Online)