Prapaskenat e videoklipit të ri të Bebe Rexhës janë po aq të frikshme sa vetë kënga

  • G.G /
  • 10 March 2021 - 10:02
Prapaskenat e videoklipit të ri të Bebe Rexhës janë po aq të frikshme sa vetë kënga

Bebe Rexha publikoi pak ditë më parë këngën më të re të saj, “Sacrifice”. Ky projekt u prit mjaft mirë nga fansat dhe përveç këngës edhe videoklipi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Në këngë Bebe shfaqet e mbuluar me gjak, teksa luan rolin e një vampireje. Ajo kafshon një mashkull, që konsiderohet si partneri i saj në këngë dhe më pas shihet duket pirë e luajtur me gjak.

Ndërkohë sot Bebe ka publikuar një pjesë nga prapaskenat e klipit, për të “qetësuar” dhe “frikësuar” fansat e saj në të njëjtën kohë. Ajo ka shkëputur fiks pjesën në të cilën kafshon “partnerin” e saj, ndërsa ky i fundit shfaqet i gjakosur dhe i lidhur me pranga.

“Asnjë burrë nuk u dëmtua gjatë realizimit të kësaj videoje”, ka shkruar Bebe me shaka.

Ndërkohë pas publikimit të videos, të gjithë fansat kanë kërkuar diçka. Ata shprehen se kënga duhet të nominohet patjetër në “MTV Video Music Awards” dhe disa kanë thënë me shaka se meriton patjetër një çmim “Oscar” për aktrimin.

https://www.instagram.com/p/CMNL3x6pFPI/

Kujtojmë se “Sacrifice” është një nga këngët e albumit të Bebe Rexhës, të cilin ajo pritet ta publikojë të plotë brenda këtij viti. Para këtij projekti, këngëtarja publikoi dhe një këngë tjetër, “Baby I’m Jealous”, që po ashtu u prit mirë dhe do të jetë pjesë e albumit të ri të këngëtares.

https://www.youtube.com/watch?v=vTAOh1ARBOI&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)