Ka ardhur aty ku s’mban më! Ky kujtim e bëri Taynën të shpërthejë në lot!

  • G.G /
  • 10 March 2021 - 15:02
Ka ardhur aty ku s’mban më! Ky kujtim e bëri Taynën të shpërthejë në lot!

Të gjithëve na mungon jeta normale dhe kohët kur virusi Covid-19 ende s’na kishte burgosur.

Duken shumë të largëta ditët kur nuk kishte orare kufizimi të lëvizjes, ndalim grumbullimesh dhe rregulla të tjera strikte anti-Covid.

Për këto kohë sigurisht që e ka marrë malli edhe Taynën. Reperja ka kohë që nuk mban koncerte e nuk performon në clube, ndërkohë që po i mungon jashtzakonisht shumë publiku.

Sot, ajo ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një video që e ka emocionuar pafund, aq sa s’ka mbajtur dot lotët. Tayna ka kujtuar kohët kur publiku e priste ngrohtë dhe brohoriste me të madhe emrin e saj, teksa ngjitej në skenë për të performuar.

“Fillova të qaj. Faleminderit shumë”- shkruan reperja krahas videos së muajit Mars të vitit 2019.

Pak javë më parë, Tayna dhe Flori Mumajesi, publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. “Magdalena” rezultoi një sukses i vërtetë, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fakt. Kënga e tyre “Magdalena” është dëgjuar kudo, në lokale, makinë dhe siç pritej u kthye në hitin e këtij shkurti. Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fortë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë. Kështu kjo këngë goditi menjëehrë në zemrat e të gjithëve pak ditë pas Shën Valentinit.

https://www.youtube.com/watch?v=hXQ2Ld6DxOM&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)