Wow! Dhurata Dora thyen rekorde klikimesh me bombën “Harrom”

  • G.G /
  • 10 March 2021 - 17:12
Wow! Dhurata Dora thyen rekorde klikimesh me bombën “Harrom”

Kënga e fundit e Dhurata Dorës, “Harrom”, ka thyer rekorde klikimesh në Youtube .

Në vetëm dy muaj pas publikimit, projekti i saj i ka kaluar 19 milion klikime dhe ka bërë namin kudo!

Këtij suksesi i është gëzuar edhe këngëtarja duke e publikuar në story-n e saj në Instagram ku i ka falënderuar fansat e saj dhe në të njëjtën kohë ka shkruar se është gati për të publikuar diçka të re.

Këngëtarja ka vendosur që për projektet e saj të ardhshme muzikore të punojë edhe me artistë të huaj. Së fundmi producenti Oster me origjinë nga Gjermania ka publikuar në rrjete sociale një foto me Dhurata Dorën. Të dy ata shfaqen në një studio dhe siç duket kanë gatuar diçka së bashku.

As Oster dhe as Dhurata nuk kanë dhënë deri më tani ndonjë detaj në lidhje me këtë bashkëpunim. Ndërkohë që Oster ka sjellë disa ditë më parë një remix të “Harrom”, duke i dhënë një tjetër energji këngës dhe më shumë ritëm. Pas kësaj fotografie dhe këtij super remix-i ne po presim pa durim surprizën e radhës, për të parë se çfarë kanë rezervuar Dhurata dhe producenti gjerman për fansat shqiptarë e jo vetëm.

Nga ana tjetër kujtojmë se në media është përfolur se Dhurata pritet të vijë së shpejti me një bashkëpunim me reperin, Kidda. Nuk ka ende një datë publikimi për projektin e tyre të përbashkët, por thuhet se kënga është ende në punim e sipër.

(Kosova Sot Online)