“Diego”, vjen së shpejti nga Capital T

  • G.G /
  • 11 March 2021 - 12:48
“Diego”, vjen së shpejti nga Capital T

Ai befason gjithnjë fansat me projektet që sjell, duke qenë se është një nga artistët më të admiruar në treg.

Fjala është për reperin Capital T, i cili duket se ka filluar përgatitjet për një këngë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

I njëjti ka publikuar një fotografi nga stadiumi “Fadil Vokrri”, në të cilën shfaqet me një fanellë me numrin 10.

“Diego, së shpejti”, ka qenë përshkrimi i imazhit.

(Kosova Sot Online)