Koncert dhe dokumentar: Të rejat nga Dua Lipa ishin surpriza më e bukur për sot!

  • G.G /
  • 12 March 2021 - 11:08
Koncert dhe dokumentar: Të rejat nga Dua Lipa ishin surpriza më e bukur për sot!

Duke qenë se në kohë pandemie nuk mund të mbahen organizime që mbledhin shumë njerëz dhe të gjithëve i ka munguar kaq shumë një koncert, Dua Lipa mbajti në muajin nëntor një koncert virtual për t’i ardhur sa më pranë fansave të saj.

“Studio 2054” u quajt koncerti ku Dua interpretoi live, duke na kënaqur sytë e veshët të gjithëve.

Konceri i saj virtual pati sukses të madh, ndaj këngëtarja po i jep mundësinë fansave të saj ta shohin sërish dhe gjithashtu ka një tjetër surprizë!

Gjatë këtij koncerti është xhiruar edhe një dokumentar në prapaskenë, ndaj fansat e Duas s’mund të ishin më të lumtur!

 

Dua Lipa u bë një nga artistet më të dëgjuara të vitit 2020 kur publikoi ëalbumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, kur pandemia e Covid-19 na mbylli në shtëpi.

“Ishte padyshim një moment kur po mendoja për të, nëse ishte vendimi i duhur për ta nxjerrë këtë album. Por, kur po bëja këtë album ai shërbeu, si një formë arratisjeje,” tha Lipa për “CBS This Morning” përball prezantueses Gayle King. “Unë duhej të ndiqja  instiktin tim të brendshëm që, shpresoja se do të shërbente si pak dritë në errësirë dhe do t’i mbante njerëzit në shtëpitë e tyre. Dhe ndoshta kjo ishte saktësisht koha e përkryer për ta publikuar”.- tregoi Dua.

Kënga e saj “New Rules” e futi atë në Billboard Hot 100 dhe frymëzoi shumë persona që po përjetonin probleme me partnerin/en në lidhjet e tyre të dashurisë.

Por, a ishte e bazuar kënga në një përvojë personale?

“E dini, unë do të doja të mendoja se unë jam padyshim në një vend shumë më të lumtur. Unë u ndjeva si edhe me regjishtrimin tim të parë, sepse isha duke kaluar nëpër shumë pengesa personale në jetën time private, sa më ndihmoi muzikë dhe ndjeva sikur isha mbërthyer pak, ishte ideja që unë duhej të isha e trishtuar në mënyrë që të bëja muzikë, “tha Lipa. “Dhe kështu kur fillova të bëj” Future Nostalgia “, po mendoja ” Nuk ka asnjë arsye që unë të bëj këngë të trishtuara “. Po kaloj kohën më të mirë. Jeta është e mrekullueshme.”-rrëfeu Dua.

https://www.youtube.com/watch?v=ytb1jjFQ6q0&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)