Kosovari që përfaqëson Zvicrën favorit për ta fituar “Eurovisionin”

  • G.G /
  • 12 March 2021 - 12:22
Kosovari që përfaqëson Zvicrën favorit për ta fituar “Eurovisionin”

Festivali evropian i këngës “Eurovision” ketë vit mund të ketë një fitues kosovar, kështu sipas basteve favorit është kënga e Gjon Muharremaj “Tout l’Univers”, i cili përfaqëson shtetin e Zvicrës.

Ai njihet për publikun me emrin Gjon’s Tears dhe sipas basteve gjasat më të mëdha për ta fituar “Eurovisionin” i ka Zvicra.

Festivali evropian i këngës do të mbahet më 2021 dhe si zakonisht do të ketë dy gjysmëfinale dhe finalen e madhe.

Netët gjysmëfinale të “Eurovisionit” do të mbahen më 18 dhe 20 maj, kurse finalja më 22 maj, ku edhe do të shpallet fituesi.

https://www.youtube.com/watch?v=bpM6o6UiBIw&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)