E harroi Robertin! Modelja italiane hidhet në krahët e Getinjos, bën gjestin më romantik për të

  • G.G /
  • 13 March 2021 - 10:54
E harroi Robertin! Modelja italiane hidhet në krahët e Getinjos, bën gjestin më romantik për të

Para pak kohësh në mediat rozë bëri bujë të madhe lajmi se Robert Berisha kishte nisur një lidhje të re me modelen italiane, Maria Bove. E gjithë kjo nisi pasi Roberti publikoi një video me të, ku ata të dy shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe më pas modelja i vuri vulën dyshimeve për një lidhje pasi postoi në rrjete sociale një video duke shkëmbyer puthje në buzë me këngëtarin.

Media rozë raportoi se ata thjesht kaluan disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe se Roberti vazhdon të jetë beqar. Ndërkohë këtë gjë e konfirmoi edhe vetë Maria disa ditë më parë.

“Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, ju përgjigj modelja pyetjes së njërit prej ndjekësve.

Ndërkohë sot ajo i ka habitur të gjithë, me një veprim mjaft romantik për reperin e njohur, Getinjo. Maria ka treguar në Instagram se ditën e sotme ka qenë në Prizren dhe në urën ky “kyçet” përgjithmonë dashuria ka shkruar emrin e saj dhe të Getinjos. Më pas çelësin ajo e ka hedhur në lum dhe në postimin e saj ka etiketuar reperin, ku ka treguar se personi që ka shkruar emrat e tyre e ka bërë gabim atë të Getinjos duke i harruar një n.

Ndërkohë Getinjo nuk ka reaguar ende dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dyshes. Ende nuk jemi të sigurt nëse mes Marias dhe Getinjos ka lindur kaq herët një dashuri e madhe, apo është një tjetër lojë e modeles për të fituar pak vëmendje.

(Kosova Sot Online)