Kthim pas në kohë, Jonida Vokshi ndan foton e ëmbël me partnerin

  • G.G /
  • 13 March 2021 - 11:43
Kthim pas në kohë, Jonida Vokshi ndan foton e ëmbël me partnerin

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar. Dyshja e famshme mirëpritën fëmijën e tyre të parë në fund të qershorit, të cilët e pagëzuan me emrin Emi.

Ata ndajnë shpeshherë momente krah njëri-tjetrit dhe me të voglën e tyre, por së fundmi ka qenë Jonida e cila ka publikuar një foto mjaft të veçantë nga fillimet e lidhjes së tyre.

Krahas fotos ku shihen të përqafuar në makinë, shkruhet: “12/03/2016 #5yearsago. T’du @besnikkrapi”. Ndërkohë nuk ka munguar as një koment epik nga ana e Besnikut, i cili ka shkruar “Kush o kjo me kete shmeker pa floke? ë”.

(Kosova Sot Online)