Ndërroi gjininë nga mashkull në femër, befason Linda Rei: Jam shtatzënë

  • G.G /
  • 13 mars 2021 - 13:56
Ndërroi gjininë nga mashkull në femër, befason Linda Rei: Jam shtatzënë

Linda Rei u kthye në një kohë fare të shkurtër në një ndër personazhet më të komentuar. Rei theu tabutë e shoqërisë shqiptare duke treguar shndërrimin e saj nga gjinia mashkullore në atë femërore.

Së fundmi, Linda ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku ndër të tjera deklaroi se ishte shtatzënë. Ndërkohë, e pyetur nga moderatori për detaje të tjera apo për emrin që ka menduar për fëmijën, ajo preferoi të mbetej diskrete.

Kur Ermali përmendi emrin Massimo, Linda theksoi se nuk dëshironte t’i vendoste këtë emër pasi kështu quhej ish i dashuri i saj.