Fjolla Morina në arrati, takohet me aktorin e njohur të Hollywood-it

  • G.G /
  • 13 March 2021 - 16:12
Fjolla Morina në arrati, takohet me aktorin e njohur të Hollywood-it

Që nga janari Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi këngëtarja theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.

Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën  nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Pavarësisht se situata është bërë mjaft delikate për të, Fjolla duket se nuk është aspak e shqetësuar dhe vazhdon të shijojë jetën e lirë.

Së fundmi këngëtarja ka treguar se ka udhëtuar drejt Dubait me partnerin e saj, Fisnik Syla. Ajo ka publikuar disa imazhe nga ky udhëtim dhe ka zbuluar se ka takuar një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it, Steven Seagal. Ajo ka postuar në Instagram foto me aktorin dhe Fisnikun. Këngëtarja ka treguar se Seagal e ka pyetur se nga vjen dhe ajo i është përgjigjur me krenari nga Shqipëria.

Ndërkohë kujtojmë se Fjolla ka gjetur mundësinë edhe të zyrtarizojë dashurinë e saj me Finsik Sylën, pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë. Media ka mësuar se Fjollla dhe Fisniku i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në pushimin që kanë pasur për Shën Valentin, 14 shkurt. Madje këngëtarja ka veshur edhe fustanin e bardhë, por këtë ngjarje ka vendosur ta mbajë vetëm për vete e të mos e ndajë me publikun.

(Kosova Sot Online)