Vetëm 9 vjeç, por vajza e Beyonce-s fitoi një Grammy

  • G.G /
  • 15 March 2021 - 10:02
Vetëm 9 vjeç, por vajza e Beyonce-s fitoi një Grammy

Diva e muzikës, Beyonce dhe vajza e saj Blue Ivy Carter kanë fituar një çmim Grammy për videon “Brown Skin Girl”. Video jep një mesazh për vajzat me ngjyrë dhe është pjesë e albumit të Beyonces me titull “The Lion King: The gift”.

Beyonce rrallë jep intervista, por së fundmi për ABC tregoi dashurinë dhe pasionin që kërkon të përcjellë me “Brown Skin girl”.

“Emocionohem kur dëgjoj baballarë që i këndojnë vajzave të tyre ‘Brown Skin Girl’. E lumtur që vajza ime ndihet me vetëbesim për flokët e saj të stilit afrikan dhe krenare me lëkurën e saj me ngjyrë. Kjo është arsyeja pse bëj muzikë”-tha Beyonce.

(Kosova Sot Online)