Festë në familjen e Remzie Osmanit

  • G.G /
  • 15 March 2021 - 11:35
Festë në familjen e Remzie Osmanit

Sot feston ditëlindjen e parë mbesa e këngëtares së mirënjohur , Remzie Osmani.

Këngëtarja nga imazhet që ndan në rrjete sociale vërehet për dashurinë e madhe që ka për mbesën dhe përkushtimi e saj ndaj familjes.

Remzia nuk ka se si të mos ja uronte me këngë ditëlindjen Emmës së vogël, pasi ajo këtë e bën më së miri.

Duke i kënduar me zërin e ëmbël, mbesa i shtrihet në krah nga qetësia që i dhuron zëri i gjyshes.

“Mbesa ime,shpirti im sot ka ditelindjen e pare. O drite o jete, 100 vite te lumtura me fat shendet o Emma ime e urte e bukur. Te don Nani pa fund”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

(Kosova Sot Online)