Grammy Awards/ Harry Styles interpreton hitin e tij pop duke e shndërruar atë në jazz

  • G.G /
  • 15 March 2021 - 12:39
Grammy Awards/ Harry Styles interpreton hitin e tij pop duke e shndërruar atë në jazz

Ylli i popit Harry Styles performoi mbrëmë në Grammy Awards.

Në një aranzhim interesant, Harry interpretoi hitin e tij të madh pop "Watermelon Sugar" dhe e shndërroi atë në një këngë xhaz.

Harry gjithashtu fitoi çmimin për këngën më të mirë pop të vitit me këtë këngë.

Ashtu si me ceremonitë e tjera të çmimeve të mbajtura gjatë pandemisë, këtë vit nuk kishte audiencë përveç një numri interpretuesish dhe nominuesish.

Midis interpretuesve ishin Bed Bunny, Taylor Swift, Dua Lipa, Cardi Bee dhe Megan d'Stalion.

Beyonce, udhëhoqi me nëntë nominime, dhe me fitimin e Grammy-t të 28-të në karrierën e saj.

Kështu, Beyonce u bë artistja me më shumë çmime të fituara nga 'Akademia Amerikane e Muzikës' ndonjëherë.

https://www.youtube.com/watch?v=8gz-eXFq01s&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)