Çfarë i ndodhi? Loredana zbulon problemin që e mundon dhe i kërkon ndjekësve zgjidhje

  • G.G /
  • 15 March 2021 - 14:29
Çfarë i ndodhi? Loredana zbulon problemin që e mundon dhe i kërkon ndjekësve zgjidhje

Loredana është një prej repereve më të njohura shqiptare që ka arritur që të debutojë dhe në tregun muzikor gjerman.

Ajo ka rreth 3 milion ndjekës në rrjetin e saj social Instagram, me të cilët ndan shpeshherë dhe detaje nga jeta e saj personale.

Së fundmi, reperja ka kërkuar sugjerime nga fansat e saj. Ajo ka publikuar në InstaStory një foto ku vihet re se artistes i ka dalë elbi në sy, pasi ajo ka ofruar pamje afër fytyrës.

 “Çka e bën të largohet më shpejt elbin në sy”, ka shkruar ajo në gjuhën gjermane krahas fotos.

Më tej, ajo ka publikuar imazhe me të bijën, ku shihet se po  bëjnë ‘shopping’.

Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar me njëri-tjetrin edhe pse ende nuk e kanë konfirmuar këtë gjë me gojën e tyre. Ata kaluan disa ditë pushime së bashku në Milano dhe Dubai dhe sigurisht në këtë udhëtim nuk mungoi as e vogla e tyre, Hana. Ata i shijuan në maksimum këto ditë relaksi dhe nuk ngurruan të ndanin foto në rrjete sociale.

Megjithëse nuk publikuan foto së bashku, në Instastory kishte shumë detaje që tregonin se ishin në çdo moment me njëri-tjetrin. Madje ata se kanë aspak problem që edhe të tjerët t’i publikojnë.

(Kosova Sot Online)