Për Feron, kjo është reperja e preferuar shqiptare!

  • g./g /
  • 15 March 2021 - 14:31
Për Feron, kjo është reperja e preferuar shqiptare!

Prej kohësh Genta Ismajli dhe Fero kishin paralajmëruar bashkëpunimin e parë me njëri-tjetrin. Dita e shumëpritur ka ardhur dhe sot ata të dy kanë publikuar duetin e tyre. Kënga mban titullin, “Level Up” dhe surpriza më e madhe në këtë projekt ishte Genta Ismajli.

Për herë të parë këngëtarja është shfaqur si repere dhe i ka befasuar të gjithë me talentin e saj. Këngëtarja numëron një sërë këngësh në repertorin e saj muzikor, por nuk na ka rastistur ta dëgjojmë të bëj rap të vërtetë. Me provën e parë ajo ja doli mbanë më së miri dhe është komplimentuar shumë nga fansat.

Ndaj për Feron, Genta është tashmë reperja e tij e preferuar shqiptare, siç e ka pranuar për të gjithë ndjekësit e tij, nëpërmjet një statusi në InstaStory.

Fero u rikthye disa javë më parë në muzikë pasi për disa kohë ai qëndroi në pushim, madje u zhduk edhe nga rrjetet sociale. Para pak ditësh reperi erdhi në bashkëpunim me Stresin, me këngën e tyre të titulluar “Mahall”.

Nga ana tjetër, Genta Ismajli ka vendosur që këtë vit të mos ndalet dhe shumë shpejt do të publikojë bashkëpunimin e radhës që pritet të jetë mjaft i suksesshëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të sjellë së shpejti duet me një artist turk, por ende nuk bëhet e ditur se cili do të jetë. Lajmin e ka zbuluar media turke “Haberler”, që ka bërë të ditur se kënga do të vijë në gjuhën turke.

https://www.youtube.com/watch?v=5QZuyeXikOU&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)