“Vogue” shpall të veshurat më bukur në “Grammys” dhe Dua është në krye

  • G.G /
  • 16 March 2021 - 11:05
“Vogue” shpall të veshurat më bukur në “Grammys” dhe Dua është në krye

Përpos ndarjes së çmimeve, eventet na sjellin edhe modë, tendencë dhe glamur. Kjo është edhe arsyeja pse të gjithë sytë janë nga artistët që kalojnë në tapetin e kuq. Këtë vit në “Grammys” na bëri krenarë Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare u shfaq me një fustan rretë, ngjyrë rozë nga Versace dhe me bizhuteri nga Blvgari. Veshjen e Duas, revista “Vogue” e ka vendosur të parën në artikullin me “Të veshurat më bukur në Grammys”.

“Dua është mësuar të veshë fustanet e markës italiane të Donatellas, por me këtë fustan transparent rozë, të mbuluar me kristale, ajo ishte vajza e ëndërrave e këtij eventi”-shkruan “Vogue”.

Pas Duas, të veshurat më bukur në “Grammys”, janë:

Megan Thee Stallion e veshur nga Dolce & Gabbana

Harry Styles me Gucci

Cynthia Erivo me Louis Vuitton

Lizzo me Balmain

Taylor Swift e veshur me Oscar de la Renta dhe këpucë Christian Louboutin

Jhene Aiko e veshur me Monsoori

Beyonce me Schiaparelli

(Kosova Sot Online)