Teksa të tjerët flasin për ndarjen e tyre, shihni ç’bën Alex për J.Lo-n

  • G.G /
  • 16 March 2021 - 11:09
Teksa të tjerët flasin për ndarjen e tyre, shihni ç’bën Alex për J.Lo-n

Ndarja e J.Lo dhe Alex Rodriguez ka qenë lajmi më i komentuar i ditëve të fundit, edhe pse ajo çfarë u raportua nga burimet e huaja nuk ishte aspak e vërtetë. Çifti janë bashkë dhe duken më të lumtur se kurrë. Madje nuk ngurruan që shumë shpejt t’i hidhnin poshtë lajmet.

Jo vetëm që nuk janë ndarë, por Jennifer dhe Alex nuk rrinë dot larg njëri-tjetrit. Artistja së fundmi po xhiron filmin “Shotgun wedding” dhe raportohet se Alex ka marrë avionin dhe ka shkuar në Republikën Domenikane vetëm për të qëndruar pranë saj.

Alex publikoi edhe një foto nga vendi ku po qëndron. “Javë e re, ditë e re”-shkroi ai teksa ra në sy edhe etiketimi krah postimit e që ishte pikërisht Jennifer Lopez.

(Kosova Sot Online)