“2020 s’ka qenë asgjë” Për çfarë na paralajmëroi Mozzik?

  • G.G /
  • 16 March 2021 - 11:20
“2020 s’ka qenë asgjë” Për çfarë na paralajmëroi Mozzik?

Mozzik është një prej reperëve më në zë të momentit, i cili ka sjellë herë pas here projekte të reja muzikore.  Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit postime nga përditshmëria e tij. Së fundmi ai ka paralajmëruar fansat nëpërmjet një postimi në InstaStory me një mesazh kodues.

“Mbajeni mend vitin 2021, asgjë nuk ka qenë 2020-ta”, shkruan reperi.

Pas publikimit të “Mozzart”, reperi tregoi se po punonte për albumin e ri, për të cilin tha se do jetë fryt i dhimbjes, mundit të madh, sakrificës dhe emocionit. Mesa duket ky projekt i ri i reperit do vijë së shpejti.

Së fundmi Mozzik ka blerë një shtëpi të re në qytetin e tij, Ferizaj.

Këtë lajm, ai e ka zbuluar përmes një fotografie që ka postuar në InstaStory.  Vihet re se në këtë foto, reperi po nënshkron kontratën me përfaqësuesit ligjorë të lagjes.

Reperi ka qenë mjaft i komentuar në rrjet gjithashtu dhe për marrëdhënien e tij me Loredanën. Ato janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën kanë jetuar ditë mjaft të bukura. Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzik-ut është qyteti më i bukur i Italisë, familja ka udhëtuar drejt Dubait. Gjatë asaj kohe Mozzik ka postuar në rrjete sociale edhe fotografi me Loredanën.

(Kosova Sot Online)