Ronela Hajati publikon këngën e parë të albumit dhe na njohu me hitin e pranverës

  • G.G /
  • 16 March 2021 - 11:27
Ronela Hajati publikon këngën e parë të albumit dhe na njohu me hitin e pranverës

E kishim pritur prej kohësh dhe më në fund Ronela Hajati u rikthye!

Ditën e sotme këngëtarja publikoi projektin e saj të parë të albumit “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit.

Kënga e parë, që shënon edhe rikthimin në muzikë të Ronelës pas një mungese gati 1-vjeçare, mban titullin “Prologue”. Videoklipi i këngës është punuar me detaje dhe po ashtu është kujdesur edhe Ronela për pamjen e saj. Këngëtarja shfaqet me tre pamje të ndryshme, ndërsa kënga e saj është mjaft ritmike dhe me siguri do kthehet shumë shpejt në hit.

Ashtu siç kishte lajmëruar edhe më herët, Ronela është kujdesur vetë si për muzikën po ashtu edhe për tekstin e “Prologue”. Ajo ka treguar më parë se “Prologue” shpreh dualizmin e personaliteteve dhe luftën me veten për të mos pranuar asnjëherë humbjen.

Pas kësaj kënge, Ronela ka paralajmëruar se do të publikojë “Shumë i mirë” në 10 prill dhe “Aventura” në 1 maj. Gjithashtu në fund të majit dhe fillim të qershorit ajo ka zbuluar se do të dalin e 2 këngë të tjera që do të jenë bashkëpunime, por emrat e artistëve nuk i ka treguar akoma.

Më pas në muajin shtator ajo do të publikojë pjesën e 2 të albumit, që po ashtu do të përmbajë 5 këngë të tjera.

https://www.youtube.com/watch?v=Nnk5l_8gRpw&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)