Postimi që u fshi! Ja si e komentonte dikur Meghan Markle dasmën e William dhe Kate

  • G.G /
  • 16 March 2021 - 16:25
Postimi që u fshi! Ja si e komentonte dikur Meghan Markle dasmën e William dhe Kate

Meghan bëri rrëmujë me intervistën e saj ku çfarë nuk tha për mbretërinë, por ata që nuk i besuan i hynë analizës së thellë të çdo deklarate dhe të vërteta të hidhura po dalin në dritë çdo ditë. Meghan tha që nuk dinte asgjë për familjen mbretërore dhe hyri në mënyrë shumë naive tek ta, por në të vërtetë ‘The Sun’ ka gjetur një postim të Markle në kohën kur nuk ishte njohur ende me Harryn, kur edhe ka bërë një postim në blogun e saj për dasmën e William dhe Kate.

Deklarata e saj asokohe përmblidhet nën frazën: “Kam dashur që fëmijë të jem princeshë, saktësisht She-Ra, princesha e pushtetit. Ajo është një rebele mbretërore, e njohur për fuqinë që mbante shpata e saj”.

Mesa duket, dëshira e Meghan ka qenë të jetë kjo që është sot, megjithëse pa titullin princeshë ajo arriti të jetë rebele mbretërore. Ky postim i saj në ‘The Tig’ që tashmë është zhdukur nga interneti, është ruajtur nga media e njohur, që e nxorri fiks në momentin e duhur.

Ditë pas dite, po dalin edhe më shumë detaje nga e shkuara e Meghan dhe deklaratat e saj lidhur me familjen mbretërore. Shumë detaje nuk përputhen, por ende nuk është e qartë nëse Meghan ka gënjyer…

(Kosova Sot Online)