Vajza e Kylie Jenner fanse e këngëtares së njohur nga Kosova

  • G.G /
  • 17 March 2021 - 10:20
Vajza e Kylie Jenner fanse e këngëtares së njohur nga Kosova

Kylie Jenner filmoi vajzën së saj, teksa kërcente gjatë performancës së këngëtares shqiptare, Dua Lipa në “Grammy Awards”.

Tre vjeçarja tregoi aftësitë e saj të kërcimit kur ajo dhe nëna e saj, Kylie Jenner ishin në shtëpi duke parë çmimet Grammy 2021.

Dua Lipa këndoi një nga hitet më të dëgjuara të saj, “Don’t start now”, ndërsa Stormi po mundohej të ndiqte ritmet e këngës. 23-vjeçarja nuk harroi të etiketonte Duan, në videon që postoi në faqen e saj në Instagram.

Gjatë shfaqjes së Grammy-t, Kylie postoi disa momente me vajzën e saj, kur këndoi Billie Ellish, kur surprizoi Stormi me një kostum rozë Balmain, të ngjashme me të vetin dhe e gjitha dukej si një atmosferë mes vajzash, që shijojnë kohën me njëra-tjetrën.

https://www.youtube.com/watch?v=pISRx_Lfkkw

(Kosova Sot Online)