Si rrallëherë, Adrian Gaxha ndan këtë portret me femrën më të rëndësishme në jetën e tij

  • G.G /
  • 18 March 2021 - 10:50
Si rrallëherë, Adrian Gaxha ndan këtë portret me femrën më të rëndësishme në jetën e tij

Prej kohësh Adrian Gaxha i është fokusuar biznesit të tij, duke qëndruar pak më larg rrjeteve sociale. Këngëtari ka zgjedhur të mos sjellë asnjë projekt të ri muzikor, megjithatë kujdeset që kur të rikthehet pranë ndjekësve t’i surprizojë ata.

Së fundmi ai i ka prezantuar të gjithëve mamanë, me të cilën duket se ka një ngjashmëri të madhe e sidomos nga ngjyra e syvë. “Gjithçka e imja”, ka shkruar Gaxha krah fotos me nënën e tij, të cilën deri më tani e kishte mbajtur larg rrjeteve sociale.

Në një ditë që nuk lidhet me femrat, as 8 mars dhe për asnjë kauzë tjetër, Adriani vendosi të ndajë një nga fotot me më shumë dashuri krah mamasë, sepse kështu duhet të jetë çdo ditë. Shumë dashuri dhe përkushtim për atë që e ka sjellë në jetë dhe sot e ka në krahë për çdo gjë.

(Kosova Sot Online)