Brenda rezidencës së re 14 milionë dollarëshe të Rihanna-s

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 15:04
Brenda rezidencës së re 14 milionë dollarëshe të Rihanna-s

Rihanna ka blerë së fundmi një rezidencë që kap shifrën 13.8 milionë dollarë në Beverly Hills.

“Shtëpia moderne prej 7,600 metrash katrorë përmban pesë dhoma gjumi dhe shtatë banjo”, sipas “Dirt.com”.

E ndërtuar në vitet 1930, rezidenca ishte dikur në pronësi të Mary Sheldon, vajzës së krijuesit të “I Dream of Jeanie”, Sidney Sheldon. Mësohet se në vitin 2016, kjo shtëpi iu shit për vlerën 4.3 milionë dollarë investitorit dhe sipërmarrësit Daniel Starr.

Në këtë zonë janë edhe artistët më në zë si McCartney, Mariah Carey dhe Madonna.

Së fundmi pandemia Covid-19 ka ndikuar negativisht në biznesin e Rihannës. Biznesi i saj i veshjeve “Fenty” po falimenton totalisht.

Sipas Women’s Wear Daily (WWD), falimenti i Fenty-t erdhi si pasojë e pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brand-i në distancë, një brand luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali.

Duke qenë në SHBA, Rihanna i ka dhënë më shumë përparësi linjave të saj Fenty Beauty dhe Fenty Skin, si dhe të brendshmeve Savage X.

Së fundmi, këngëtarja ka qenë kryefjala e mediave për lidhjen e saj me reperin Asap Rocky.

Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

(Kosova Sot Online)