Arta Nitaj tregon se çfarë i tha Butrint Imerit në vesh gjatë videoklipit

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 09:57
 Arta Nitaj tregon se çfarë i tha Butrint Imerit në vesh gjatë videoklipit

Pjesë e videoklipit “Phantom” të Butrint Imerit ishte edhe modelja, Arta Nitaj, e cila gjatë një skene i afrohet dhe i thotë diçka në vesh këngëtarit.

E që kjo skene bëri shumë bujë duke u kthyer edhe në meme dhe gjatë një interviste ajo ka treguar se çfarë i ka thënë atij.

Arta tha se duke qenë se Butrinti jeton në Gjermani me shaka e ka pyetur “A po m’i bën letrat?”.

“Ka pasur aq shumë batuta rreth kësaj skene ku unë i thashe diçka në vesh. Kemi qeshur shumë dhe ka marrë shumë vëmendje. Në asnjë televizion nuk kam treguar se çfarë i kam thënë pritni, pritni se kam për t’ju treguar. Butrinti është lindur në Gjermani dhe është rritur atje dhe i kam thënë a po mi bën letrat (qesh)”, tregoi Arta.

Ndër të tjera ajo tha se ka 2-3 vite që nuk merr më pjesë në videoklipe, por duke qenë se Butrintin e ka shok shumë të mirë, nuk mund ta refuzonte ftesën.

(Kosova Sot Online)