Berkan Beka rikthehet në muzikë, këtë herë me lot dhe dhimbje i dedikon këngë të atit të ndjerë

  • g./g /
  • 20 March 2021 - 09:29
Berkan Beka rikthehet në muzikë, këtë herë me lot dhe dhimbje i dedikon këngë të atit të ndjerë

Berkan Beka është rikthyer në muzikë dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur që e panë e dëgjuan sërish prej tij. Edhe pse këtë herë ndryshe nga zakonisht, këngëtari sjell një këngë dedikuar babait të tij të ndjerë, ku shfaqet shpesh edhe i përlotur. Teksti i këngës që mban titullin ‘Baba’, do i bëjë të gjithë të ndihen të prekur që në notat e para.

Berkani ka 3 vite pa publikuar asnjë projekt muzikor, ndërsa më herët në fillim të viteve 2000 kur u zhvillua edhe ‘Top Fest’ këngët e tij kanë qenë hitet që bënin vajzat të marroseshin pas tij. Por këngëtari u shkëput nga muzika për t’iu përkushtuar jetës familjare.

https://www.youtube.com/watch?v=-EZUXrSy7V8

(Kosova Sot Online)