E ngatërrojnë për latine, këngëtarja shqiptare ju jep një përgjigje të mirë të gjithëve

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 09:40
E ngatërrojnë për latine, këngëtarja shqiptare ju jep një përgjigje të mirë të gjithëve

Lindita Halimi ka 2 vite që nuk është aktive në muzikë, megjithatë ajo qëndron gjithmonë në lidhje me fansat e saj përmes rrjeteve sociale. Këngëtarja shqiptare ndan shpesh momente nga përditshmëria, duke nisur me videot për kujdesin e trupit tek ato me vogëlushen e saj, Kaimana. Ajo ka dhe shumë fansa të huaj, duke qenë se prej vitesh jeton në Amerikë.

Edhe pse Lindita e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj, disa ndjekës të huaj e kanë ngatërruar me latine. Këngëtarja ka marrë shumë mesazhe të tilla së fundmi, ndaj ajo ka vendosur t’ju përgjigjet publikisht të gjithëve.

“Unë nuk jam latine! Unë jam shqiptare! Jam e kënaqur, sepse i dua shumë latinët e mi dhe sinqerisht të gjithë, por për t’ju përgjigjur gjithë mesazheve, unë jam shqiptare krenare nga Kosova”, ka shkruar Lindita në një postim.

Kujtojmë se Lindita pritet që të konkurrojë këtë vit në “Kënga Magjike” me shumë emra të njohur të muzikës shqiptare. Gjatë kohës që ka munguar në muzikë, Lindita ka qenë vazhdimisht në studio duke punuar dhe me siguri do të ketë përgatitur një projekt perfekt.

Për herë të fundit Lindita ka marrë pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Want my love”, që u prit mjaft mirë nga publiku.

(Kosova Sot Online)