Kjo është mosha e “Melekut” në jetën reale

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 14:02
Kjo është mosha e “Melekut” në jetën reale

Ngjarja e cila po zhvillohet në serialin e njohur “Emri im është engjëll” po merr vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.

Personazhi kryesor i serialit  “Meleku” rol të cilin e luan aktorja turke, Nehir Erdogan arriti që shumë shpejt të pëlqehet, nga shikuesit e serialit. Por, kush është ”Meleku jashtë serialit”?

Nehir Erdogan është 40 vjeçare, ajo ka lindur në Izmir me origjinë është nga Malatya. Aktorja studioi në Universitetin Marmara, Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative. Pastaj studioi në Institutin e shkencave sociale, radios, televizionit dhe kinemasë.

Para se të bëhej aktore ajo njihej si gazetare. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të aktores në përditshmëri që duket se e ka një stil krejt ndryshe nga ai që e shihni në serial. 

(Kosova Sot Online)