Don Xhoni zbulon datën e lansimit të projektit të ri muzikor

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 16:25
Don Xhoni zbulon datën e lansimit të projektit të ri muzikor

Reperi tashmë i njohur shqiptar po sjell një këngë të re.

Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues.

Ai tashmë ka sjell në treg disa projekte muzikore për të cilat është pëlqyer mjaft shumë, por si duket ai nuk do të ndalet me kaq.

Së fundmi ka publikuar një Instastory ku tregon se ka një surprizë për fansat e tij së shpejti.

Reperi zbuloi se kënga e re vjen me 8 prill, datë kjo që shënon edhe ditëlindjen e tij.

Don Xhoni po shijon suksesin e freestyle “Make a pose”, i cili tashmë në total ka mbledhur më shumë se 370 milionë shikime në platformën TikTok.

(Kosova Sot Online)