Rihanna pozon tejet me stil nga Los Angjelosi

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 21:41
Rihanna pozon tejet me stil nga Los Angjelosi

Rihanna demonstroi kredencialet e saj të rrobave ndërsa shijonte një natë në Los Angeles këtë të premte.

33-vjeçarja e muzikës pop lë të kuptohet se e ka zbukuruar stilin e saj me një veshje pastel derisa dilte në qytetin në Santa Monica.

Rihanna kishte veshur një bluzë blu me çarje në pjesën e mesme dhe një palë pantallona të gjata me të njëjtën ngjyrë.

Ajo e plotësoi pamjen me gjerdanë në të njëjtën ngjyrë, xhaketë ngjyrë rozë të zbehtë dhe blu.

Image

Këngëtarja e hitit ‘Umbrella’ u sigurua që të merrte masa mbrojtëse ndaj Covid-19 duke vendosur një maskë derisa doli jashtë mes pandemisë së virusit.

Flokët e saj i kishte shndërruar në gërsheta derisa përfundoi dukjen me një palë take ngjyrë të bardhë.

Kjo dalje në Los Angelos vjen pasi Rihanna bleu 13.8 milion dollarë një rezidencë me shtatë dhoma gjumi në Beverly Hills.

(Kosova Sot Online)