Afrim Muçiqi demanton lajmet: Dasmën e mbajtëm me 48 persona, s'ka ndërhyrë shteti

  • G.G /
  • 22 March 2021 - 10:17
Afrim Muçiqi demanton lajmet: Dasmën e mbajtëm me 48 persona, s'ka ndërhyrë shteti

Këngëtari i njohur kosovar Afrim Muçiqi, ka hedhur poshtë raportimet e sotme se shteti, respektivisht policia i ka ndërhyrë në një dasmë, duke ja ndërprerë dhe duke shqiptuar gjobë për të dhe mysafirët.

Deklarimin, Afrim Muçiqi, e bëri drejtpërdrejt në ‘RADIO 1’ në programin e natës ‘Top Folk’.

“Dasmën e kemi mbajtur. Po unë e kam mbajtur fjalën. Nuk po provokojmë askënd. Dasma ishte me 48 persona familjarë mes vete. Me rregulla anti-covid, me distancë dhe masa mbrojtëse. Ju deklarojë juve në ‘Radio 1’ se nuk ka pasur ndërhyrje të shtetit, as policia as askush, sepse nuk ka arsye. Dasma ka filluar në ora 16:00 dhe ka përfunduar në ora 21:20 minuta.”-deklaroi Afrim Muçiqi në ‘RADIO 1’.

Muçiqi tutje shtoi se asgjë më shumë nuk ka ndodhur në këtë dasmë, sesa nëpër mbrëmjet e zakonshme pa muzikë nëpër lokalet e Kosovës. Muçiqi sqaron se është Pro, gjetjes së një forme të arsyeshme të hapjes së dasmave, konfirmon jetës që po zhvillohet në segment të tjerë. Ai tha se nuk i jap krah virusit assesi. Ylli i popullarizuar kosovar, përmendi edhe njëherë ultimatumin që i kanë dha shtetit, që deri me 15 prill të gjejnë formulën e një mesi për të filluar me hapje logjike.

“Edhe njëherë, ne presim deri më 15 Prill, deri atëherë shteti duhet të gjej zgjidhje për ne, si për segment të tjerë të jetës që po zhvillohen. Nuk e nënçmojmë asnjë rregull që nxjerret. Ne, estrada jemi kampion të respektimit të masave deri më tash.”-tha Muçiqi.

(Kosova Sot Online)