S’po i besojmë dot syve! Loredana konfirmon shtatzëninë e dytë?

  • G.G /
  • 22 mars 2021 - 10:29
S’po i besojmë dot syve! Loredana konfirmon shtatzëninë e dytë?

Loredana dhe Mozzik mund të jenë duke u bërë prindër për herë të dytë, ndërsa vogëlushja Hana do të bëhet me motër ose vëlla!

Gjithçka nisi pas fotos së publikuar nga reperja dje në InstaStory-n e saj, duke ngritur dyshimet se po planifikon një tjetër fëmijë.

Ajo publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, të cilat sigurisht nuk i vijnë më.

Pikërisht kjo këpucë e vogël e ka bërë Lorin t”i lindë sërish dëshira për të pasur një tjetër dëshirë.

“Dua një bebush të dytë”- ka shkruar reperja krahas postimit që bëri xhiron e rrjetit.

Por nuk mbaroi me kaq! Vetëm pak orë më parë, Lori i ka bërë të gjithë të aludojnë me postimet e fundit në InstaStory, teksa ka publikuar emojin e një familjeje me dy fëmijë.

A ka më qartë se kaq? Ajo dhe Mozzik do të bëhen prindër për herë të dytë dhe kjo është mënyra si po e japin lajmin e bukur.

Madje, ajo ndau gjithashtu një foto të Mozzik me Hanën, duke shprehur vlerësimin e madh për partnerin si baba i vajzës së tyre.

“Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë”- shkruan Lori krahas pozës dhe jemi të gjithë sy e veshë për të tjera detaje!

(Kosova Sot Online)