Fjolla Morina rrëfehet për herë të parë pasi u kap me armë

  • G.G /
  • 22 March 2021 - 14:57
Fjolla Morina rrëfehet për herë të parë pasi u kap me armë

Fjolla Morina ka qenë në qëndër të vëmendjes gjithë këto kohë pasi u arrestua pak muaj më parë nga policia. Së fundmi dasma me Fisnik Sylën në Maldive, si dhe një shtatëzani të mundshme e saj, u bwnw mjaft tw bujshme nw rrjet.

Ndërkohë në fillim të muajit mars trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se këngëtarja shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.

Pavarësisht kësaj, ajo ka qenë e ftuar së bashku me bashkëshortin e saj në emisionin “n’Kosovë Show” ku ka treguar për herë të parë publikisht se arma që u gjet nga çantën e saj ka qenë e një mikut të saj që nuk jeton më.

“Arma ka qenë e një mikut tim që nuk jeton më, dhe mora 4 çanta me vete. E kam patur në shtëpi prej 2 vitesh. Kam qenë nënë e vetme, dhe e kam mbajtur në shtëpi. Një ditë kur ka qenë mami, e kam shti në çantë dhe e kam harruar. E pranova fajësinë, thashë është e imja. I mora 4 çanta me tesha se kishim me shkuar në Mal të Zi me xhiruar.

E di që nuk ka qenë dhe e lehtë dhe për prokurorët, gjykatësit, e rëndë sepse dhe ligji është më ndryshe në Shqipëri. E kuptoj çdo gjendje sepse nuk kanë mundur me vendos. Për mua dhe pse jam fytyrë publike është dasht me respektu rregullat.

Dhe mediat më kanë bërë dëm, dhe ata kanë rënë në pozitë të keqe, kanë punën e vet. Ligji është ligj, duhet me u zbatu. Ka qenë gabimi jem. Nuk them se ka qenë e mirë që e kam bërë, dhe vetë nuk ia fal vetes se pse nuk i kam kontrolluar çantat.“, u shpreh Fjolla.

(Kosova Sot Online)