Një film dhe jo show televiziv, këto janë planet e producentëve për mbrëmjen e ‘Oscars’ këtë vit

  • G.G /
  • 23 March 2021 - 10:35
Një film dhe jo show televiziv, këto janë planet e producentëve për mbrëmjen e ‘Oscars’ këtë vit

Mbrëmja e këtij viti për çmimet Oscar nuk do të ketë një mikëpritës ose moderator për të udhëhequr ndarjet e çmimeve në një ceremoni unike mes pandemisë ‘Covid-19’, sipas ‘Deadline’. Në vend të një ngjarjeje të organizuar normalisht, produksioni i ka kërkuar aktorëve dhe pjesëmarrësve në kategori të ndryshme të ndajnë çmimet gjatë një transmetimi të drejtëpërdrejtë televiziv i cili do të jepet nga ‘Union Station’.

“Plani ynë është që Oscars të duket si një film, jo si një show televiziv”, u shprehën producentët Jesse Collins, Stacy Sher dhe Steven Soderbergh në një konferencë disa ditë më parë.

(Kosova Sot Online)