Kimi firmosi divorcin, por Kanye ka akoma shpresa

  • G.G /
  • 23 March 2021 - 10:39
Kimi firmosi divorcin, por Kanye ka akoma shpresa

Pak javë më parë, Kim dhe Kanye i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare duke firmosur divorcin. U tha se ndarja ishte miqësore, megjithëse dyshja preferojnë të mos përballen me njëri-tjetrin që pas divorcit.
Ndryshe raportohet tani. Kanye mesa duket ende mban shpresa. Burime pranë reperit kanë treguar se ai nuk e beson që Kim dëshiron t’i japë fund martesës së tyre. Ose më saktë i ka dhënë tashmë!

“Kanye ende nuk e pranon që Kim e ka firmosur divorcing. Ai e di si është Kimi dhe e di që ajo nuk dëshiron këtë. Pavarësisht të gjithave, ai është mirë. Nuk beson se Kim dëshiron t’i japë fund martesës së tyre. E sheh këtë vendimin e divorcit si një lëvizje në lojë shahu prandaj nuk ka reaguar ose të bëjë diçka”-tha burimi.

Ndërkohë Kim duket se e ka lënë pas historinë me ish-bashkëshortin dhe po shijon jetën duke shkuar me pushime e duke dalë me mikeshat e saj. Madje së fundmi u raportua se ajo po komunikon me Drake, i cili e ka pëlqyer gjithmonë yllin televiziv dhe po priste momentin për ta bërë për vete.

(Kosova Sot Online)