“Përshëndeteni bishën time të re”, Ermal Fejzullahu i bën vetes një super dhuratë luksoze

  • G.G /
  • 23 March 2021 - 10:48
“Përshëndeteni bishën time të re”, Ermal Fejzullahu i bën vetes një super dhuratë luksoze

Ermal Fejzullahu ka treguar shpesh se bën një jetë mjaft luksoze dhe në fakt është profesioni i tij që ja lejon këtë gjë. Ai është një ndër këngëtarët shqiptarë më të kërkuar e njëkohësisht më të paguar, ndaj ka arritur shumë gjatë karrierës së tij artistike.

Edhe pse jemi ende në pandemi dhe këngëtarët vazhdojnë të jenë në krizë, duket se Ermali nuk e ka ndjerë shumë këtë gjë. Madje së fundmi ai i ka bërë vetes dhuratë një makinë tepër luksoze. Ditën e sotme ai ka zbuluar përmes adresës së tij në Instagram se ka blerë një makinë “BMW X5” të modelit më të fundit.

“Përshëndeteni bishën time të re”, ka shkruar Ermali përkrah fotove të makinës së tij.

Thuhet se makina e këngëtarit kap vlerën e 100 mijë eurove, duke qenë se është një nga modelet e fundit që është hedhur në treg.

(Kosova Sot Online)