Ja pse Dua Lipa nuk poston çdo gjë në rrjetet sociale

  • G.G /
  • 23 March 2021 - 11:17
Ja pse Dua Lipa nuk poston çdo gjë në rrjetet sociale

Dua Lipa, nuk është si të dashurat e tjera që pëlqen të prezantojë për publikun jetën e saj personale në rrjetet sociale.

Këngëtarja, është në një marrëdhënie e 21-vjeçarin Anwar Hadid, dhe shumë nga adhuruesit e saj të kulturës pop kanë postuar pamje të reja, detaje, apo edhe foto të çiftit. Sidoqoftë, Dua është e vendosur në qëndrimin e saj për të mos ndarë gjithçka në internet.

Bazuar në numrin e shkurtit 2021 të British Vogue, këngëtarja shpjegoi, “Ne kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të mrekullueshme, dhe nëse ka diçka që duam ta ndajmë së bashku, atëherë ok është kënaqësi. Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privatë”.

Dua shtoi, “Ne do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni. Është pak për të dhënë dhe për të marrë, duke u përpjekur të gjejë ekuilibrin e duhur të të qenit kaq e ngazëllyer dhe e dashuruar dhe të dëshirosh ta ndash atë me njerëzit përreth teje, por në të njëjtën kohë nuk dëshiron të japë shumë gjëra për publikun. Unë dua të jem thjesht e lumtur në këtë marrëdhënie pa pasur mendimet e të tjerëve”.

Kur Dua sapo ishte duke filluar karrierën e saj në muzikë, ajo i mbajti fansat e saj të informuar në mediat sociale veçanërisht në Twitter. Ndërsa ajo u bë më e popullarizuar dhe më e zënë me punë, fituesja e Grammy tha se nuk mund të merrej më me fansat dhe urrejtësit.

(Kosova Sot Online)