2 gëzime në 1 javë! Rita Ora ka shumë arsye për të festuar këto ditë

  • G.G /
  • 23 March 2021 - 12:43
2 gëzime në 1 javë! Rita Ora ka shumë arsye për të festuar këto ditë

Rita Ora publikoi pak javë më parë albumin “Bang” në bashkëpunim me Imanbek dhe deri më tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Albumi i artistes është lançuar në platformat muzikore dhe së fundmi Rita ka treguar me shifra se sa mirë është pritur nga publiku.

Në postimin e fundit në Instagram, Rita ka treguar se ka dy arsye shumë të rëndësishme për të festuar këtë javë. Përveçse albumi i saj ka arritur mbi 20 milionë dëgjime në Spotify, ajo feston edhe 9-vjetorin e këngës “How we do (Party)”. Publikimin e kësaj të fundit ajo e ka cilësuar si një moment epik në jetën e saj, që i ndryshoi gjithçka përgjithmonë.

“2 gjëra për të festuar këtë javë! Kënga ime e dytë “How we do (party) bën 9 vite sot! Wow ky ishte një moment epik për mua në jetën time, më ndryshoi gjithçka përgjithmonë! Jam gjithmonë mirënjohëse për fansat e mi të bukur gjatë këtyre viteve! Dhe…

#BANG mbi 20 milionë dëgjime në Spotify! Nuk mund ta kisha bërë këtë gjë pa të gjithë ju! Cila këngë ju ka pëlqyer më shumë”, ka shkruar Rita në një postim.

Kujtojmë se së fundmi Rita ka rënë edhe pre e kritikave për shkak të videoklipit të “Bang”. Një qen pitbull është shfaqur me vesh të prerë gjatë videos dhe organizata në mbrojtje të kafshëve u shprehën shumë të shqetësuara për këto pamje.

Një koalicion i organeve drejtuese veterinare dhe organizatave bamirëse të mirëqenies së kafshëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një peticion nëpërmjet të cilit i bën thirrja Qeverisë të mbyllë të gjitha boshllëqet ligjore që lejojnë vazhdimin e praktikës mizore të prerjes së veshëve.

(Kosova Sot Online)