Shkenda Dubova do të rikthehet, por do të jetë hera e fundit

  • G.G /
  • 24 March 2021 - 10:14
Shkenda Dubova do të rikthehet, por do të jetë hera e fundit

Dikur bënte namin me këngët e saj, por vitet e fundit Shkenda Dubova vendosi të shkëputej nga muzika për t’iu përkushtuar biznesit. Në një intervistë për “Glamour Zone”, Shkenda tregon se famën e ka dashur gjithmonë, mirëpo nuk ndihet mirë në fushën e muzikës.

Kështu ndoshta për hatër të fansave, ndoshta për ta patur kujtim, Shkenda do të rikthehet në muzikë, por për herë të fundit.

“Jam duke punuar në një këngë të re të punuar nga Fifi që është një bashkëpunim. Kjo do jetë kënga ime e fundit që do ta realizoj”-tha Shkenda.

(Kosova Sot Online)